Mohamed Salah shpallet Lojtari i Sezonit në Premierligë

ulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka fituar çmimin Lojtar i Sezonit në Premierligë për edicionin 2017/18.
Anësori egjiptian, 25-vjeçar, i ka shënuar 31 gola në 37 ndeshje në sezonin e tij të parë për Liverpoolin pas transferimit nga Roma verën që lamë pas për 38 milionë euro.

Ai do ta thyejë rekordin prej 31 golave në 38 ndeshje brenda një sezoni nëse shënon sot kundër Brightonit.

Salah i ka fituar edhe dy çmime tjera në Premierligë këtë sezon, atë për Lojtarin e Vitit të PFA-së dhe Lojtari i Vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.

Salah, i cili kishte një periudhë të pasuksesshme në Chelsea nga 2014 deri më 2016, i ka shënuar plot 43 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *