McGregor-Khabib për titullin kampion në UFC-229, më 6 tetor në Las Vegas

Khabib Nurmagomedov, kampion i botës në peshën e lehtë, pritet që të mbrojë titullin ndaj Conor McGregor në eventin e UFC-229, që do të zhvillohet më 6 tetor, në Las Vegas. Për momentin ky mbetet ende një thashethem i pakonfirmuar nga UFC-ja, por burime nga stafi i kamapionit rus deklarojnë se kanë nisur bisedimet më stafin e irlandezit për të arritur një marrëveshje. Të dy sportistët e duan këtë sfidë, një duel që pritet të dhurojë spektakël në kafaz e jashtë tij, ndaj dhe çdo thashethem duket sikur e afron edhe më shumë zhvillimin e sfidës.

McGregor ka ende disa probleme për të zgjidhur, mbi të gjitha atë me gjykatën e Nju Jorkut, ku do të dalë sërish të dëshmojë para saj në korrik, për të mbyllur kapitullin e dhunës së krijuar para eventit të UFC-223. Edhe presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se e dëshiron këtë sfidë, se do të nisedojë së shpejti me kampionin irlandez për t’i marrë “OK”-in përfundimtar. Khabib Nurmagomedov e mëri këtë titull pikërisht në eventin e UFC-223, pasi drejtuesit e UFC-së vendosën t’ia heqin atë irlandezit, që në kafaz nuk duelon që prej nëntorit të 2016-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *