Karateistët e Kosovës synojnë suksese në Stamboll

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate është në Stamboll të Turqisë, për të marrë pjesë në Premier Leaguen e Karates, Stamboll 2018, që do të zhvillohet nga 8 deri më 10 qershor.

Kjo do të jetë garë, ku marrin pjesë 100 garuesit më të mirë të botës në ranglistë, transmeton KTV.

Në këtë Premier League, Kosova merr pjesë me gjashtë garues, Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana, Adelina Rama dhe Gresa Zhitia. Me karateistët janë edhe sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, përzgjedhësi Isak Curri, dhe dy gjyqtarët me licencë botërore Ardian Muhadri dhe Besart Vitia.

Suksesi në këtë Premier League për karateistët kosovar do të thoshte grumbullim i pikëve që e arrijnë normën Olimpike Tokio 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *